Flet fituesi i ‘Topit të Artë’, Luka Modriq

03 dhjetor 2018 | 22:38

Luka Modriq e ka fituar ‘Topi e Artë’ pas një viti fantastik me Real Madridin dhe Kombëtaren e Kroacisë.

Mesfushori kroat, ka thënë se triumfi në garën për ‘Topin e Artë’ është më shumë se një ëndërr.

“Jam i lumtur dhe shumë krenar. Nuk mund ta përshkruaj se çfarë ndjej. Së pari dua të falënderoj shokët e ekipit, trajnerët te Real Madrid dhe te Kroacia, të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe familjen time që më ndihmon të jem ky që jam sot. Kur isha fëmijë ëndërroja të bëhesha futbollist dhe të fitoja sa më shumë trofe. Por ‘Topi i Artë’ është më shumë se një ëndërr. Ky trofe vërteton se kam bërë diçka të veçantë në fushë, prandaj ky viti do të jetë i paharrueshëm për mua”, ka thënë Modriq.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike…