Flick gjithnjë e më afër Gjermanisë, Bayerni përgatit goditjen e madhe

12 prill 2021 | 10:42

Pandemia ka shkaktuar krizë ekonomike te klubet e futbollit dhe merkato e verës nuk pritet të jetë e zjarrtë si në vitet e fundit. Jo vetëm futbollistë, lëvizje bëhen edhe në stol dhe Bayern Munchen mund ta nisë sezonin e ardhshëm me trajner të ri.

Mediat gjermane janë të bindura që Hansi Flick do të largohet nga drejtimi i skuadrës bavareze në fund të sezonit. 56-vjeçari ia doli të rikthejë Bayernin në majën e botës dhe në verë pritet të zëvendësojë Joachim Low te Gjermania.

Sigurisht me objektivin për të dërguar edhe “Pancerat” në majë të botës. Flick është kandidati kryesor për marrjen e kombëtares, një sfidë që e intrigon dhe tundon. Drejtuesit e Bayernit e kanë të qartë se më cilin duhet ta zëvendësojnë Flick.

I preferuari i kampionëve është Jurgen Klopp. 90min.com thekson se Bayerni po përgatit rikthimin e madh të trajnerit në Bundesligë. Pavarësisht se gjithmonë është shprehur se ndihet i lumtur te Liverpool, situata e Klopp ka ndryshuar.

Ky sezon ka qenë i vështirë për kampionët e Anglisë dhe për të, teksa 53-vjeçari ka mbetur i pakënaqur me lëvizjet e drejtuesve të “The Reds” në merkato. Një ofertë nga Bayern Munchen vështirë se do e refuzonte, por duhet pritur fundi i sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta bashkë me familjarë e…