Flick: Titulli? Kujdes, është edhe Dortmundi

02 shkurt 2020 | 13:05

Për Hans Flick dueli për titull do të jetë pa dyshim ndaj Borussia Dortmundit, edhe pse Leipzig dhe Monchengladbach janë aty. “Nuk e pashë ndeshjen e tyre, po rezultati flet vetë.

Verdhezinjtë do të jenë një kërcënim deri në fund”, ka thënë Flick. Më pas tekniku i bavarezëve foli edhe për ndeshjet ndaj Mainzit ku vlerësoi shumë paraqitjen e skuadrës së tij.

“Komplimentet shkojnë për djemtë që në fushën e lojës dhanë gjithçka nga minuta e parë deri në fund. Jam i lumtur për rezultatin dhe lojën. Kur të dyja këto janë pozitive, do të thotë që puna që ke bërë gjatë javës ka dhënë frytet e saj”. Ndërkohë, numri 1 i bankinës së kampionëve të Gjermanisë nuk harroi t’i thurte elozhe edhe mesfushorit spanjoll, Thiago Alcantara: “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Pashë një magji si në kohët e vjetra. Shpresoj që të vazhdojë kështu, pasi tani nis pjesa e vështirë e kampionatit”.

Në fund, Flick paralajmëroi skuadrën se nuk duhet të mendojë për majin. “Djemtë janë profesionistë dhe e dinë që muajt e ardhshëm do të jenë deçizivë në arritjen e objektivave. Kemi kaluar vetëm gjysmën e sezonit dhe kemi edhe një pjesë të dytë, kjo është më e vështira, duke nisur nga ndeshja e radhës që kemi në shtëpi ndaj Leipzigut”, ka deklaruar Flick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka arritur në të paktën 304 numri i viktimave nga…