Florian Qehaja merr detyrën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut

25 maj 2022 | 15:13

Florian Qehaja nga sot është zyrtarisht është ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë me dije Ambasada e Kosovës në Shkup. Në një ceremoni solemne, Qehaja ka pranuar detyrën zyrtare nga Prindon Sadriu, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadori Qehaja pritet që sot t’i dorëzoj kopjet e letrave kredenciale tek ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Njoftimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Shkup:

Me një ceremoni solemne, sot I ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, z. Prindon Sadriu ka pritur ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut z. Florian Qehaja.

Në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, po ashtu edhe të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Strugë, si dhe përfaqësuesit të RKS në MARRI është pritur ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja, i cili zyrtarisht merr detyrën nga z. Sadriu.

Ambasadori Qehaja falënderoj z.Prindon Sadriu si dhe diplomatët tjerë për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Qehaja sot pritet që ti dorëzoj kopjet e letrave kredenciale tek ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me ambasadorin e…