FMN-ja: COVID-i po shkakton recesion në ekonominë botërore

04 prill 2020 | 09:59

Ekonomia globale ka hyrë në periudhë të recesionit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kështu deklaroi shefja e Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN), Kristalina Georgieva. Sipas saj, recesioni është shumë më i keq nga kriza financiare globale e vitit 2008.

FMN-ja është fokusuar të garantojë se ka përgjigje të fuqishme të krizës shëndetësore si dhe të veprojë në rimëkëmbjen e ekonomisë, theksoi Georgieva.

Ajo shprehu vendosmërinë për ta shfrytëzuar “rezervën ushtarake” nga 1 miliard dollarë nëse është e nevojshme si përgjigje ndaj pandemisë. Sipas saj, rreziku më i madh është vala e falimentimit dhe pushimeve nga puna, që do ta vështirësojë rimëkëmbjen e ekonomisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shpërqendruar nga lajmet shëndetësore, shumë pak kanë vënë re…