FMN-ja, faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës

14 qershor 2019 | 13:05

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të premten në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga shefja e Misionit për Kosovë, Stephanie Eble, me të cilët diskutuan për objektivat në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të stabilitetit financiar në vend, në të cilin aspekt  siç u tha në takim, Kosova është treguar e përgjegjshme.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj e falënderoi delegacionin e Fondin Monetar Ndërkombëtar për ndihmën që ky institucion ia ka dhënë Kosovës në zhvillimin ekonomik duke theksuar se FMN-ja është një partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës. “Me Fondin Monetar Ndërkombëtar kemi një partneritet konstruktiv dhe bashkëpunimi mes Qeverisë dhe këtij institucioni është i frytshëm. Jemi të lumtur për këtë raport dhe Kosovës i duhet në vazhdimësi mbështetje nga FMN-në për arritjen e objektivave duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që të rrisim bashkëpunimin, në favor të rritjes së përkrahjes financiare dhe investimeve të huaja”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se bashkëpunimi me FMN-në është i rëndësishëm për një funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të stabilitetit buxhetor dhe financiar të Kosovës.

Nga ana e saj, shefja e Misionit për Kosovë Stephanie Eble, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe konfirmoi mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave (MF) dhe Banka Botërore (BB) kanë organizuar…