FMN-ja përkrah BQK-në për ndryshimin e çmimeve të sigurimeve

19 nëntor 2019 | 15:52

Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, gjatë vizitës që po i bën Kosovës me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK),  ka folur edhe për çmimet e sigurimeve të veturave, që së fundit BQK-ja, vendosi që çmimet të rritën  në bazë të inflacionit vjetor e llogaritur në përqindje është 26 për qind. “Ne punojmë me autoritetet, jemi të vetëdijshëm për këto probleme dhe e kuptojmë se ekziston një lloj rezistence ndaj këtyre përpjekje për qëndrueshmëri financiare”, i shpreh zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të komentoj për çështje specifike. “Nuk dua të komentoj për çështje specifike, siç është kjo për kompani të caktuar, por ne në përgjithësi i mbështesim masat për stabilizuar sektorët për qëndrueshmëri që ato të jenë më të shëndosha dhe ato t’i shërbejnë vendit dhe qytetarëve”, u shpreh zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…