FMN-ja thotë: Kemi hyrë në një recesion, më keq se më 2009

29 mars 2020 | 09:34

Pandemia e virusit korona e ka shtyrë ekonominë botërore në një rënie, e cila do të kërkojë fonde masive për t’i ndihmuar vendet në zhvillim, tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. “Është e qartë se ne kemi hyrë në një recesion, që do të jetë më keq sesa më 2009 pas krizës globale financiare”, tha ajo në një konferencë për shtyp online.

Me “frenimin e papritur ekonomik” në të gjithë botën, sipas Georgievas, FMN vlerëson se “nevojat e përgjithshme financiare të tregjeve në zhvillim janë 2.5 trilionë dollarë”.

Ajo vuri në dukje se një rikthim në vitin 2021 mund të jetë një mundësi, me kusht që virusi të përmbahet kudo dhe të parandalojë që problemet e likuiditetit të bëhen çështje të pagueshme.

“Mbi 80 vende, kryesisht me të ardhura të ulëta, tashmë kanë kërkuar ndihmë urgjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ne e dimë që rezervat e tyre dhe burimet e brendshme nuk do të jenë të mjaftueshme”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Spanja, ashtu si Italia, do ta përdorë ushtrinë për…