FOL-i: Qeveria ka realizuar vetëm 57 për qind të planit të punës

29 korrik 2018 | 13:12

Lëvizja FOL ka publikuar të dhënat statistikore të monitorimit të zbatimit të planit vjetor të punës së Qeverisë së Kosovës për periudhën janar-qershor të vitit 2018.

Të gjeturat nga monitorimi i 22 institucioneve tregojnë se nga 225 aktivitete sa kanë qenë të parapara në planin vjetor të punës së Qeverisë për periudhën janar-qershor 2018 janë realizuar vetëm 130 aktivitete, apo shprehur në përqindje 57  për qind e këtij plani.

Sipas këtij hulumtimi, 95 aktivitete apo 41 për qind e tyre kanë mbetur të papërfunduara në afatin e përcaktuar kohor.

Ministritë të cilat i kanë realizuar të gjitha aktivitetet e parapara në plani vjetor të punës se Qeverisë janë: Ministria e Financave, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete, ndërsa ministritë të cilat nuk kanë realizuar asnjë aktivitet janë: Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Më poshtë mund të shihni se sa janë realizuar aktivitetet nga secila ministri dhe Zyra e Kryeministrit:

Zyra e Kryeministrit / për periudhën e parë gjashtëmujore kishte paraparë të realizojë 17 aktivitete në kuadër të planit vjetor, nga të cilat 10 janë realizuar, ndërkaq 7 kanë mbetur të parealizuara.

Ministria e Integrimit Evropian / për periudhën e parë gjashtëmujore ka paraparë 10 aktivitete 7 nga to kanë mbetur të parealizuara.

Ministria e Drejtësisë / nga 19 aktivitete të parapara për periudhën e parë gjashtëmujore ka realizuar vetëm 4 prej tyre.

Ministria e Financave /  për periudhën e parë gjashtëmujore ka paraparë 4 aktivitete të cilat janë realizuar në afatin e paraparë.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik / nga 6 aktivitete të parapara vetëm një ka mbetur pa realizuar për gjashtë mujorin e parë 2018.

 Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës / ka realizuar 3 aktivitetet e parapara në planin njëvjeçar.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor / në periudhën e parë gjashtëmujore kishte planifikuar 20 aktivitete dhe kanë mbetur të parealizuara 12 nga to.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal / në planin e punës kishte paraparë të realizoj 24 aktivitete nga të cilat i ka mbetur vetëm 1 e parealizuar.

 Ministria e Punëve të Brendshme / në periudhën e parë gjashtëmujore ka planifikuar 14 aktivitete ka përfunduar 9, ndërkaq kanë mbetur të pa përfunduara 5 nga to.

 Ministria e Punëve të Jashtme / në gjashtë mujorin e parë ka planifikuar 2 aktivitete, të cilat kanë mbetur të parealizuara në afatin e paraparë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale / ministria në fjalë të gjitha aktivitetet e parapara në planin vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2018 ka planifikuar t’i realizojë në dhjetor 2018.

Ministria për Komunitete dhe Kthim / ka realizuar të gjitha aktivitetet e parapara për periudhën e parë gjashtë mujore.

Ministria e Shëndetësisë / në kuadër të planit të punës ka realizuar 3 aktivitete, nga 15 sa ishin të parapara.

 Ministria e Administratës Publike / ka planifikuar 16 aktivitete, vetëm 3 nga to kanë mbetur të parealizuara për periudhën e parë gjashtëmujore.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / ka realizuar 7 aktivitete nga 11 sa kishte planifikuar.

Ministria e Infrastrukturës / ka planifikuar 5 aktivitete në planin e punës të cilat kanë mbetur të papërfunduara sipas afatit të përcaktuar.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural / nga 11 aktivitete të planifikuara kanë mbetur të parealizuara 7 nga to.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë / kishte paraparë 15, nga të cilat 9 kanë mbetur të parealizuara.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike / ka përfunduar 12 aktivitete nga 15 sa kishte paraparë në planin vjetor të punës.

 Ministria e Zhvillimit Rajonal / ka realizuar 7 aktivitete nga 8 të parapara për periudhën e parë gjashtëmujore.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë / s’ka paraparë asnjë aktivitet për periudhën e janar-qershor 2018.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë / nuk janë përgjigjur në kërkesën e dërguar nga Lëvizja FOL.

Disa nga ministritë kanë dhënë sqarime shtesë për të gjitha aktivitetet që nuk kanë arritur të përfundojnë sipas afatit të paraparë në planin vjetor të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja FOL ka publikuar të dhënat statistikore të monitorimit të…