Fondamentalizmi ortodoks serb vazhdon me provokime në Kosovë!

11 qershor 2021 | 10:52

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” ka reaguar për liturgjinë që u mbajt dje në kishën ortodokse serbe në hapësirën e Universitetit të Prishtinës.

Sipas kësaj qendre, fondamentalizmi ortodoks serb vazhdon me provokime në Kosovë.

“Botërisht është e njohur se në funksion të shkatërrimit të identitetit kulturor dhe arsimor shqiptar në Kosovë, politika gjenocidare e Sllobodan Millosheviqit u harmonizua me fondamentalizmin fetar ortodoks për ndërtimin e një kishe ortodokse serbe në hapësirën e okupuar të Universitetit të Prishtinës. Shpërthimi i luftës çlirimtare pamundësoi realizimin e një projekti të tillë dhe nga ideja e këtij projekti mbeti vetëm skeleti i kishës politike të Sllobodan Millosheviqit”.

“Sentenca e njohur ‘krimineli kthehet në vendin e krimit’ u dëshmua edhe sot: Përfaqësuesi i fondamentalizmit fetar ortodoks serbe, peshkopi Teodosije, erdhi për të mbajtur një liturgji brenda skeletit të projektit të kishës politike të Sllobodan Millosheviqit dhe të Kishës Ortodokse serbe. Ky skelet nuk është kishë që ka të bëjë me besimtarët ortodoks, por është dëshmi e projektit gjenocidar të Serbisë ndaj shqiptarëve. Prandaj nuk është vend liturgjie, por dëshmi domethënës ku duhet të bëhen ekspozita për gjenocidin ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në reagimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ana Lleshi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve që në…