Forca Ajrore e ShBA-së thotë se ka testuar me sukses një armë hipersonike

20 mars 2024 | 12:27

Forca Ajrore e Shteteve të Bashkuara tha të martën se kishte kryer një test të suksesshëm të një arme hipersonike të hedhur nga ajri në Oqeanin Paqësor.

Testi është kryer të dielën, pasi bombarduesi i tipit “B-52” është nisur nga ishulli Guam duke bartur një Armë Ajrore të Reagimit të Shpejtë (ARRW), është thënë në deklaratën e Forcës Ajrore, raporton agjencia “Reuters”.

Edhe pse Forca Ajrore e ShBA-së e ka quajtur sukses testimin, ajo nuk e ka zbuluar shpejtësinë me të cilën fluturoi arma. Në testet e mëparshme, armët e tilla kanë fluturuar të paktën pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Shtetet e Bashkuara nuk janë të vetme në zhvillimin e armëve hipersonike, shpejtësia dhe manovrimet e të cilave janë vështirë për t’u përcjellë dhe për t’u penguar.

Rusia ka hedhur raketa hipersonike në shënjestra në Ukrainë dhe Kina ka testuar armë hipersonike, sipas zyrtarëve ushtarakë amerikanë. Sidoqoftë, Ministria e Jashtme e Kinës, ka mohuar në tetor se ky vend kishte kryer një test arme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbollistët e Përfaqësues së Kosovës nesër (enjte) i mësojnë kundërshtarët…