Forcat armene vrasin pesë anëtarë të një familje azere

27 shtator 2020 | 23:30

Pesë anëtarë të së njëjtës familje u vranë në bombardime nga forcat armene, tha Prokuroria e Përgjithshme e Azerbajxhanit ndërsa njoftoi fillimin e një çështjeje penale mbi vdekjet e civilëve.

“Një banor i fshatit Gashalti… dhe katër anëtarë të familjes së tij u vranë në bombardimet nga ana e forcave të armatosura armene,” thanë prokurorët në deklaratë.

Prokurorët shtuan se, përveç fataliteteve, 19 civilë Azerbajxhanë u plagosën gjithashtu gjatë përplasjeve.

Avokati i Popullit i Nagorno-Karabakh më herët tha se dy civilë, një grua dhe një fëmijë, u vranë dhe më shumë se 30 civilë u plagosën në rajonin me shumicë të populluar me armenë si rezultat i zjarrit nga forcat e Azerbajxhanit.

Përplasjet shpërthyen midis ushtarakëve azerë dhe armenë më herët të dielën ndërsa të dy kombet mbeten në mosmarrëveshje mbi rajonin e Nagorno-Karabakh. Gjithashtu, ligji ushtarak u prezantua në të dy vendet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka sfiduar ish-kryeministrin Albin…