Ford Fiesta e vitit 1978, e pa përdorur del në ankand

27 janar 2019 | 14:05

Ford Fiesta ka qenë një nga makinat më të shitura dhe më të njohura në Evropë. Po shpresohet të bëhet sërish makina më e shitur në Britaninë e Madhe në vitin 2019.

Makina e prodhuar në vitin 1978, që qëndroi në muzeun e shkencës në Londër nga viti 1980 deri në 2017, do të dalë në ankand. Raportohet se Ford Fiesta nuk ka ecur asnjëherë në rrugë publike. Mjeti mund të dalë në shitje për 8 500 paund muajin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 12 persona që prisnin të hipnin në një…