Tornado godet aeroplanin në Turqi (Video)

27 janar 2019 | 14:03

Të paktën 12 persona që prisnin të hipnin në një aeroplan në Turqi janë lënduar pasi një tornado e fuqishme ka shkaktuar dëme të konsiderueshme tek dy aeroplanë, si dhe ka rrëzuar disa autobusë.

Udhëtarët që prisnin të hipin në aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Antalias, kanë filmuar pamjet e stuhisë së fuqishme të shtunën, e cila ka shkaktuar rrëzimin e aeroplanëve.

Përveç kësaj, janë dëmtuar edhe dy autobusë, dy minibusë, 2 ashensorë në aeroplan dhe një helikopter policie.

Të paktën 12 pasagjerë janë lënduar sipas guvernatorit të provincës së Antalias, Munir Karaloglu, megjithatë aeroporti ka mbetur i hapur për trafikun ajror.

“Një uragan ka kaluar përmes aeroportit dhe u kthye mbi një autobus që po transferonte udhëtarët në një aeroplan. Si rezultat, 12 persona u lënduan”, ka thënë Karaloglu për transmetuesit turk “NTV”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentë të infermierisë që janë trajnuar në Kosovë nga “InterPersonnel…