Formacionet: Atletico Madrid – Liverpool

18 shkurt 2020 | 15:15

Një nga dy ndeshjet të cilat do të zhvillohen sonte, është edhe ajo në mes të Atletico Madridit dhe Liverpoolit.

Dy skuadrat janë në kërkim të fitores, mirëpo Liverpool është favorit në letër duke parë edhe formën në të cilën është duke kaluar.

Te vendasit do mungojë Joao Felix i cili është i sëmurë, kurse te mysafirët Xherdan Shaqiri që ende nuk është shëruar nga lëndimi. Ndeshja do të zhvillohet në “Wanda Metripolitano” dhe nis në ora 21:00.

Formacionet e mundshme:

Atletico (4-4-2): Oblak, Arias, Gimenez, Felipe, Lodi, Koke, Llorente, Thomas, Niguez, Correa, Morata.
Liverpool (4-3-3): Alisson, Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldium, Salah, Mane, Firmino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç njofton familja Krasniqi, varrimi i veprimtarit të çështjes kombëtare,…