Nesër varroset veprimtari i çështjes kombëtare, Nysret (Sahit) Krasniqi

18 shkurt 2020 | 15:13

Siç njofton familja Krasniqi, varrimi i veprimtarit të çështjes kombëtare, Nysret Krasniqi (01.11.1963-18.02.2020), bëhet nesër, 19 shkurt 2020, në orën 16:00 në fshatin Makoc, lagjja Hoxhaj.

Si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, i ndjeri ka ndërruar jetë sot në orët e hershme në spitalin universitar të Zürich-ut, Zvicër.

Nysret Krasniqi i takon gjeneratës së artë të veprimtarëve të përkushtuar për lirinë e Kosovës.

Ai ishte pjesëtarë i gjeneratës së rinisë së Pranverës ‘81, duke qenë aktiv në të gjitha proceset çlirimtare nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar, përfshirë edhe luftën çlirimtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka marrë të…