Formacionet: Bayern – PSG

07 prill 2021 | 14:24

Kampioni në fuqi i Evropës, Bayern Munchen, e pret sonte (e mërkurë) në “Allianz Arena” Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Dominimi i Bayernit në edicionin e kaluar kulmoi me fitoren ndaj PSG-së dhe tash synim e ka që ta mbrojë titullin e fituar.

Në anën tjetër, PSG-ja e ka sulmin e shkëlqyeshëm me Kylian Mbappe, i cilin synon të thyejë shumë rekorde në Ligën e Kampionëve, por 22-vjeçari ishte i pafuqishëm për ta ndalur humbjen e skuadrës së tij nga Lille (1-0). Klubi nga kryeqyteti francez synon titullin e katërt radhazi në Francë, por synime të mëdha kanë edhe në Ligën e Kampionëve.

Triumfi në “Camp Nou” kundër Barcelonës (1-4) tronditi të gjithë botën me një superparaqitje nga Mbappe, derisa barazimi në ndeshjen kthyese 1-1 ishte i mjaftueshëm për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munchen: Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Choupo-Moting.

Paris Saint-Germain: Navas; Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Herrera; Di Maria, Neymar, Mbappe; Kean.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Habib Çelaj   Jeta, valë e trazuar nga shpirti im…