Formacionet: Juventus – Napoli

20 janar 2021 | 13:01

Sonte (e mërkurë) do zhvillohet super përballja mes Juventusit dhe Napolit, e vlefshme për Superkupën e Italisë.

Juventusi ka fituar plotë tetë herë këtë trofe në vitet (1988, 1995, 1997, 2002, 2003, 2012, 2013, 2015 dhe 2018), kurse Napoli vetëm dy herë dhe në të dy ishin përball “Bianconerëve” në vitet (1990 dhe 2014). Ky është trofeu i parë që dy skuadrat do përballen, andaj do ‘luftojnë’ për pikët e plota.

Vendasit do jenë me disa mungesa të mëdha shkaku i rasteve pozitive me COVID-19, kurse mysafirët më shumë kanë probleme me lëndime.

Dyshja shqiptare, pra mbrojtësi i krahut të majtë Elseid Hysaj dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pritet të jenë në stol. Ndeshja zhvillohet në “Mapei Stadium” dhe nis në ora 21:00.

Formacionet e mundshme:

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Demiral, Bonucci, Frabotta; Bernardeschi, Rabiot, Bentacur, Chiesa; Morata, Ronaldo.
Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Rui; Bakayoko, Ruiz; Lozano, Zielinski, Insigne; Petagna.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali i bën thirrje…