Formacionet: Kosovë – Spanjë

08 shtator 2021 | 13:03

Sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” kombëtarja e Kosovës në futboll do të përballet me ish-kampionin e botës Spanjën.

Gazeta e sportit në Spanjë “AS” i ka publikuar formacionet e mundshme të “Dardanëve” dhe “Furisë së kuqe”.

Në konferencën për media që e ka mbajtur dje trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes tha se do të provojnë ta befasojnë Spanjën.

E homologu i tij spanjoll Luis Enrique, e vlerësoi lartë lojën e Kosovës duke thënë se kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë.

Formacionet e mundshme:

Kosova: Muriq, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Dresheviq, V.Berisha, Muslija, Rashica, Bytyqi, Muriqi.

Spanja: Simon, Laporte, Martinez, Reguilon, Azpilicueta, Llorente, Busquets, Soler, Ferran, Sarabia, Morata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë tri vende evropiane që po mbajnë qëndrim të përbashkët…