Formacionet: Roma – Milan

28 shkurt 2021 | 13:44

Roma – Milan është derbi i javës së 24-të që zhvillohet sonte (e diel) në Serie A nga ora 20:45.

Të dy skuadrat do “luftojnë” sonte vetëm për të fitore, për të vazhduar kështu garën për titull, por edhe për top katërshe.

“Rossonerët” renditen momentalisht në pozitën e dytë me 49 pikë, kurse “Giallorossët” në pozitën e katërt me 44 pikë, teksa vlen të theksohet se ende nuk njohin humbje në shtëpi.

Kryeqytetasit janë duke u përballur me mungesa të shumta dhe Paulo Fonseca as sonte nuk do këtë në dispozicion Edin Dzekon, Marash Kumbullën, Chris Smallingin, Ibanezin, Davide Santonin e Nicolo Zaniolon.

Në anën tjetër, te skuadra e drejtuar nga Stefano Piolo mungojnë Ismael Bennacer dhe Mario Mandzukiq.

Formacionet e mundshme:

Roma: Lopez; Mancini, Cristante, Spinazzola; Karsdorp, Veretout, Villar, Peres; Pellegrini, Mkhitaryan; Mayoral.

Milani: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa javësh, Rita Ora, po qëndron në Australi pasi…