Formacionet zyrtare Angli – Zvicër, Xhaka dhe Shaqiri titullarë

26 mars 2022 | 18:03

Anglia dhe Zvicra do të luajnë mes tyre ndeshje miqësore, takim që do të luhet në “Wembley” dhe do të nisë në orën 18:30.

Tre Luanët presin Helvetikët, duke u cilësuar edhe një ndeshje luksi mes tyre, ndërsa trajnerët Gareth Southgate dhe Murat Yakin kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Southgate ka vendosur t’i besojë fanellën e titullarit yjeve si Jordan Henderson dhe Harry Kane, ndërsa nga minuta e parë luajnë edhe Kyle Walker-Peters, Marc Guehi dhe Conor Gallagher.

Në anën tjetër, Yakin e nis ndeshjen me titullar si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Pickford, Stones, Guehi, Coady, Walker-Peters, Gallagher, Henderson, Mount, Shaw, Foden, Kane.

Zvicra: Omlin, Widmer, Frei, Akanji, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Steffen, Shaqiri, Vargas, Embolo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu është takuar me…