Formacionet zyrtare: Maroku – Spanja

06 dhjetor 2022 | 15:25

Maroku dhe Spanja përballën përsëri në Botëror, pas asaj ndeshje plot emocion në grupe më 2018, por kësaj radhe në garë për ta siguruar një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira.

“Atlas Lions” hynë në fazën e eliminimit direkt pas fitores 2-1 kundër Kanadasë në Grupin F, ku përfunduan të parët në grup pa u mposhtur asnjëherë. Ata kanë pësuar vetëm një gol dhe ky gol ka qenë autogol. Kjo është hera e dytë që Maroku paraqitet në fazën e grupeve në këtë garë dhe ata do të shikojnë për ta shkruar historinë kundër Spanjës.

Spanja e filloi Botërorin në mënyrë spektakulare duke shënuar shtat gola kundër Kosta Rikës por përfunduan të dytët në grup pasi që u mposhtën nga Japonia me rezultat 2-1. Morata ka shënuar tri herë në fazën e grupeve dhe por sot nuk ka startuar në sulm.

“La Roja” nuk kanë humbur asnjëherë nga Maroku në tri ndeshjet e fundit dhe shpresojnë të vazhdojnë me formën e tyre të mirë.

Për Marokun në sulm sot do të jetë Ziyech, En-Nesyri dhe Boufal në formacionin 4-3-3. Me të njëjtin formacion starton edhe Spanja ku në sulm janë: Torres, Asensio dhe Olmo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri është shpesh në qendër të…