Formacioni i mundshëm i Ballkanit kundër Clujit

08 shtator 2022 | 12:42

Skuadra e Ballkanit do të përballet me CFR Cluj në xhiron e parë të grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka arritur suksesin historik duke u kualifikuar në grupe të një gare të madhe evropiane.

Suharekasit ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Cluj me fillim nga ora 18:45.

Mungesa më e madhe për vendasit në këtë takim është ajo e kapitenit Edvin Kuç i cili pësoi një tërheqje muskulore në derbin ndaj Prishtinës.

Formacioni i mundshëm i Ballkanit:

Frashëri, Ar.Thaqi, Dellova, Jashanica, As.Thaqi, Zyba, Emërllahu, Korenica, Gripshi, Er.Krasniqi, Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Doarsa Kica – Xhelili, zyrtarisht u bë pjesë…