Formacioni më i mirë i të gjitha kohëve në Premierligë me lojtarë të huaj

14 janar 2020 | 16:51

Premierliga ka qenë dëshmitare e talentit të shumë futbollistëve të huaj në historinë e vet 28-vjeçare.

Kur Sergio Aguero shënoi het-trik në fitoren 6:1 të Manchester Cityt kundër Aston Villas në fundjavë, ai e trashëgoi titullin e golashënuesit më të mirë të huaj në histori të Premierligës.

Si rezultat, e përditshmja angleze, The Sun, e ka zgjedhur formacionin më të mirë të të gjitha kohëve në Premierligë, të përbërë vetëm nga lojtarë jo-britanik.

Formacioni: Peter Schmeichel, Virgil van Dijk, Nemanja Vidiq, Vincent Kompany, Patrick Vieira, David Silva, Cristiano Ronaldo, Eden Hazard, Eric Cantona, Sergio Aguero, Thierry Henry.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), vlerëson qasjen konstruktive të subjekteve…