Formacioni zyrtar i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Anglisë

12 nëntor 2021 | 19:18

Kuqezinjtë do ta vizitojnë sonte liderin e grupit, Anglinë, në kualifikimet e Botërorit 2022, do ta kërkojnë mrekullinë në ishull.

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sonte në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e parafundit në kualifikimet e Botërorit 2022.

Kuqezinjtë do të kenë punë mjaft të vështirë teksa e vizitojnë Anglinë në ndeshjen e vlefshme për Grupin I.

Aktualisht, Anglia është lidere e grupit me 20 pikë, kurse Shqipëria e treta me pesë pikë më pak. “Tre Luanët” me një fitore eventuale do ta siguronin kualifikimin në Botërorin e Katarit.

Kurse, ekipi i Edy Rejas duhet ta fitojë këtë takim dhe të shpresojë në ndonjë gabim eventual të Polonisë, e cila është e dyta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryedemokrati Lulzim Basha në një interviste në “News 24” ka…