
“Forumi Shqiptar” dorëzon listën për zgjedhje, Gjeloshaj: Malësia merr frymë shqip
Në një atmosferë fituese dhe festive mbrëmë “Forumi Shqiptar” ka dorëzuar listën në KKZ, ku më 5 mars do të mbahen zgjedhjet lokale për komunën e Tuzit.
Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka theksuar se Lista e ‘bashkimit dhe zhvillimit’ është dorëzuar me një numër rekord nënshkrimesh, që dëshmon forcën dhe mbështetjen që ka Forumi Shqiptar.
“Në një atmosferë fituese, e dorëzuam listën e Forumit shqiptar, listën e bashkimit dhe zhvillimit. Listën e dorëzuam me një numër rekord nënshkrimesh, që dëshmon forcën dhe mbështetjen që ka Forumi Shqiptar. Qytetarët e komunës së Tuzit kurrë nuk e kanë pasur më të lehtë se për çfarë të votojnë: për bashkimin e zhvillim! Kur Malësia merr frymë shqip, frymon unitet, frymon zhvillim!”, ka shkruar Gjeloshaj në “Facebook”.