Foshnja që u mor nga teli me gjemba bashkohet me familjen

22 gusht 2021 | 12:07

Foshnja që merrej nga një marinës amerikan përtej gardhit me gjemba të aeroportit, e cila i jepej nga prindërit për t’i shpëtuar regjimit taleban, është bashkuar me familjen e saj.

Lajmin e bëri të ditur Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, i cili konfirmoi se foshnja ishte ribashkuar me familjen e saj dhe është e sigurt në aeroport, raporton The New York Times.

“Unë mund të konfirmoj që anëtari i shërbimit me uniformë i paraqitur në video është një marinës me Njësinë e 24 -të të Ekspeditës Detare. Foshnja e parë në video u mor nën kujdes nga një strukturë mjekimi“, tha zëdhënësi i Trupave të Marinës, Major Jim Stenger në një deklaratë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht prej rritjes së madhe të numrit të rasteve me…