
(Foto / Videoreportazh, nata e 66-t në Prishtinë) Qarkullim i dendur
Në natën e gjashtëdhjetë e gjashtë të masave kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës në luftën ndaj pandemisë Covid-19, qarkullimi në Prishtinë ishte i dendur.
Veturat me shumë qarkullojnë nga ora 22:30 deri në orën 23:00 sesa prej orës 22:00 deri në orën 22:30, raporton “Epoka e re”.
Në raportin 24 orësh të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është bërë e ditur se 76 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, derisa janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes.
“Janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 14.377 raste nga 55.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 574 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.926 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.877.
(Epoka e re)