Prokuroria propozon dënim me burgim për të mitur ndaj të dyshuarit për vrasjen e policit në Kaçanik

15 korrik 2025 | 16:36

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, në bazë të nenit 59 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur të Kosovës, ka paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur ndaj të miturit lidhur me rastin e vrasjes së zyrtarit policor në Kaçanik, Muhamed Lika.

Sipas prokurorisë, me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, saktësisht në objektin banesor, i mituri në bashkëkryerje me të pandehurit, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin- zyrtarin policor M.L., në atë mënyrë që derisa viktima ka përfunduar orarin e punës së detyrës zyrtare dhe gjatë rrugës për në banesën e tij, ishte përcjellë në vazhdimësi nga i mituri dhe të pandehurit deri te hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës, duke u ngjitur shkallëve lart, i mituri i shkon mbrapa dhe hynë brenda, me ç ‘rast me të takuar të ndjerin ka shtënë katër (4) herë në drejtim të tij me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm dhe brenda një intervali kohor rreth 47 sekonda, i mituri del duke vrapuar në drejtim të lokalit “Dukagjini” ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi”, ku derisa ishin duke vrapuar i mituri, i pandehuri dëgjohet duke thënë “Bravo ik”, dhe si pasojë e të shtënave nga plagët e marra i ndjeri M.L.,  ndërron jetë, siç është konstatuar në raportin e autopsisë , me të cilin konstatohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, andaj, me këtë ka kryer veprën penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I mituri gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 21 Prill 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, njoftoi të martën se e…