(Foto / Videoreportazh, nata XXIX në Prishtinë) Qarkullim i dendur në kryeqytet

03 gusht 2020 | 23:27

Në natën e njëzetë e nëntë të masave parandaluese kundër përhapjes së Covid-19 nga Qeveria e Kosovës, në Prishtinë janë vërejtur lëvizje relativisht të dendura nëse merret parasysh ora e vonë e natës dhe koha e ndalimqarkullimit.

Gjendja e përgjithshme në Kosovë me virusin Korona po vazhdon të jetë alarmante, pasi në raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës është bërë e ditur se janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 250 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.049 raste nga 37.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 256 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, raporton “Epoka e re”

Lajm i mirë është shërimi i 126 pacientëve, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.989 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.804. Edhe të hënën Prishtina ka rezultuar me numrin me të madh të rasteve pozitive me Covid-19.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, duket…