Fotografi personal i Hashim Thaçit: Edhe pse i madh në historinë tonë, ndihej i vogël para prindërve

19 mars 2025 | 13:42

Astrit Ibrahimi, fotografi personal i Hashim Thaçit ka thënë se ish-presidenti edhe pse i madh në historinë tonë, siç u shpreh ai, ndihej i vogël para prindërve.

Ai ka thënë se ka realizuar fotografi nga momente të rralla të Thaçit, ku nuk ndihej president, por i biri i dy prindërve, që siç tha ai, e shikonin me mall, por edhe me brengë.

“Keni dëgjuar fjalë të mëdha këto ditë zie, por unë e kam pasuar fatin të zë momente të veçanta të Presidentit Thaçi në fotografi, edhe pse i madh në historinë tonë, ndihej i vogël para prindërve, taman si biri para nënës e babës.

“Foto momente shumë te rralla të presidentit Thaçi duke u ndje jo president, por i biri i dy prindërve që e shikonin me mall. Por edhe brengë”.

“Foton ku shihet Presidenti Thaçi tu e shërbyer kafen e rrallë te mëngjesit për prindërit e tij në Brojë, ai e publikoi si shenjë falënderimi i një biri për prindër që gjithmonë ishin shumë krenarë por që nuk e patën hiç të lehtë me pas një djalë të tillë si Hashim Thaçin”, ka shkruar ai.

Fotografi personal i Hashim Thaçit, Astrit Ibrahimi, ka pasur edhe disa fjalë për babanë e Haxhi Thaçit.

“As babë as bir nuk u koritën kurrë e Baci Haxhi Thaçin nuk arritën me korit as në momentet e fundit të jetës së tij se e priti djalin dhe nuk u dorëzua pa e përqafu edhe njëherë të fundit. Ngushëllime Familjes Thaçi”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

11 qershor16:59

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan. Ai ka thënë se Kosova s’mund të qëndrojë në mes. Sipas tij, SHBA po kërkon që Kosova të tregojë nëse rreshtohet me SHBA-në dhe perëndimin apo me Rusinë dhe Kinën. “Sot, kur Evropa po punon për të reduktuar varësinë nga energjia ruse dhe po forcon sigurinë e saj strategjike, Kosova nuk duhet të mbetet anash. Çdo hezitim, kalkulim politik apo mungesë vizioni do t’i kushtojë vendit në planin afatgjatë”, ka shkruar Selmanaj. Selmanaj ka thënë se është domosdoshmëri kombëtare, konsensusi nacional kundër kujtdo që e refuzon këtë orientim strategjik të shtetit të Kosovës. Postimi i plotë: Është koha me marrë anë! SHBA- të qartazi po na thonë: A jeni me SHBA-të dhe perëndimin apo me Rusinë dhe Kinën? Nëse këtë se ka kuptuar qeveria dhe subjektet opozitare, atëherë Kosova po futet në aventura që fundi do jetë me pasoja fatale për gjithë vendin! Kosova nuk ka luksin të qëndrojë në mes. Në një botë ku përplasja gjeopolitike po bëhet çdo ditë më e qartë, edhe ne duhet ta kemi të qartë orientimin tonë strategjik. Marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vetëm aleancë politike. Është themeli mbi të cilin është ndërtuar liria, pavarësia dhe siguria e Kosovës. Prandaj, projektet si gazifikimi i Ballkanit dhe ndërtimi i rrjeteve të sigurta 5G që ishin pika qëndrore në marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar nga ish kryeministri Hoti me 4 shtator 2020, nuk duhen parë thjesht si projekte ekonomike apo teknologjike. Ato janë pjesë e një vizioni strategjik që e lidh Kosovën më fort me SHBA-të dhe botën perëndimore, duke kufizuar ndikimin rus dhe kinez në rajon. Sot, kur Evropa po punon për të reduktuar varësinë nga energjia ruse dhe po forcon sigurinë e saj strategjike, Kosova nuk duhet të mbetet anash. Çdo hezitim, kalkulim politik apo mungesë vizioni do t’i kushtojë vendit në planin afatgjatë. Qeveria duhet ta kuptoj se ka tema që tejkalojnë interesat partiake. Orientimi euroatlantik i Kosovës nuk duhet të jetë objekt debati, por konsensus kombëtar. Një Kosovë e lidhur ngushtë me SHBA-të dhe aleatët perëndimorë është më e fortë, më e sigurt dhe më e përgatitur për sfidat e së ardhmes. Kjo është koha për vendime strategjike, jo për paqartësi. Prandaj është domosdoshmëri kombëtare, konsensusi nacional kundër kujtdo që e refuzon këtë orientim strategjik të shtetit tonë! Protestat s’po ndalen në Mexico City, teksa kanë mbetur pak orë para nisjes së Botërorit Read more Advertisement Skip Ad ❯

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokracisë së Kosovës (PDK), Memli Krasniqi bashkë…