Fotoja me Hailey Bieber u bë shumë virale, Selena Gomez më në fund ‘thyen’ heshtjen

03 nëntor 2022 | 11:11

Më 15 tetor të këtij viti, në rrjet u bë menjëherë virale një fotografi ku shfaqeshin të përqafuara Selena Gomez dhe Hailey Bieber.

Imazhi në fjalë u komentua gjatë, por duket se këngëtarja e famshme dëshiron të minimizojë rëndësinë e fotove virale me super modelen.

Këngtarja tha gjatë një interviste së fundmi se fotografitë e bëra në Muzeun e Filmit në Akademinë e muajit të kaluar nuk ishin “diçka e madhe”.

“Nuk është asnjë gjë,” i tha Gomez “Vulture” ndërsa promovonte dokumentarin e saj të ardhshëm të Apple TV+ , “My Mind and Me”.

Ylli i “Only Murders in the Building”, 30 vjeç, dhe modelja, 25 vjeç, ‘thyen’ rrjetin më 15 tetor ato u forografuan duke u përqafuar gjatë një evenimenti në Los Angeles.

Edhe Tyrell Hampton, i cili shkrepi fotot, u duk i befasuar nga shfaqja miqësore e dyshes.

Takimi i papritur ndodhi vetëm disa javë pasi Hailey tha në podkastin “Call Her Daddy” se nuk kishte “asnjë dramë” mes saj dhe Gomez, e cila ishte në lidhje me Justin, 28 vjeç, nga 2010 deri në 2018.

“Është e gjitha veç respekt”, tha ajo duke konfirmuar se ajo dhe ish-ylli i Disney Channel kishin folur me njëra-tjetrën.

Fotoja me Hailey Bieber u bë shumë virale, Selena Gomez më

Fotoja me Hailey Bieber u bë shumë virale, Selena Gomez më

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Superkupës Mbarëkombëtare te femrat, Liga Unike në konkurrencën e…