Fotot e vajzave kundravajtëse në polici bëhen virale në rrjet

28 shkurt 14:58

Fotot e identifikimit në polici të kundravajtësve tërheqëse femra kanë nisur të bëhen virale në rrjet teksa një llogari në Twitter që i poston ato ka mbledhur më shumë se 200,000 ndjekës.

Imazhet që po publikohen nga Mugshawtys, një faqe e menaxhuar nga elektriçisti 24-vjeçar Josh Jeffery, nga Kalifornia.

“Shumë njerëz më dërgojnë fotot të tyre në polici — më vijnë 15 deri në 20 mesazhe çdo ditë dhe shumica e atyre që postoj janë dërgesa vullnetare,” thotë ai në një intervistë duke shtuar se shumica e femrave e kontaktojnë për t’i kërkuar të publikojë fotot e tyre.

Ai thotë se merr dhe kritika për postimet por nuk heziton të heqë fotot nga rrjeti nëse personi e kërkon atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë…