Haziri: Reciprociteti duhet të qartësohet deri në fund

28 shkurt 2020 | 14:57

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë se tash e disa muaj janë bërë përgatitje të mëdha dhe pritjet për largimin e tarifës janë të mëdha.

Sipas tij, reciprociteti si politikë është masë e cila është në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe, karshi jo vetëm raporteve diplomatike, por zhvillimeve politike në përgjithësi dhe progresit të Kosovës.

“Tash e disa muaj janë bërë përgatitje të mëdha dhe pritjet për largimin e tarifës janë të mëdha. Reciprociteti si politikë është masë e cila është në harmoni të plotë me parandalimin e veprimeve të politikës serbe, karshi jo vetëm raporteve diplomatike, por zhvillimeve politike në përgjithësi dhe progresit të Kosovës. Por, ky instrument ka nevojë të qartësohet deri në fund. Duhet të jetë i qartë, i sigurt dhe të mos e lejojë të degjenerojë si politikë, për të mos na komprometuar”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj,…