Kadrijaj thotë se Qeveria Kurti po shkarkon bordet pa ua bërë asnjë analizë

28 shkurt 2020 | 14:53

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj vendimeve të qeverisë Kurti pas shkarkimit të bordëve të “Trepçës” dhe “Infrakos”-it.

Sipas saj, këto shkarkime po bëhen pa ndonjë vlerësim apo analizë të caktuar dhe se kjo është dëshmi që qeveria Kurti me këto vendime po i fyen edhe përfaqësuesit britanez të cilët morën pjesë në procesin e përzgjedhjes së këtyre bordeve.

Postimi i plotë:

Veprimet e z. Kurti dhe qeverisë së tij, ku pa asnjë analizë apo vlerësim pereformance t’i shkarkojnë bordet, dëshmon qartë se logjika e tij është si lufta e klasave: Urra o burra.

Si deputete e Parlamentit të Kosovës shpresoj që edhe kolegët e mi do ta ngrisin zërin për mbrojtjen e të drejtave të tyre elementare. Kjo është fyerje edhe për përfaqësuesit britanez që i vlerësuan maksimalisht të njëjtit!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Voto për komunën tënde!”. Ky është slogani që do ta…