Franca e gjobit kompaninë “Google” me miliona euro

20 dhjetor 2019 | 15:08

Autoriteti i Konkurrencës në Francë e gjobiti kompaninë “Google” me 150 milionë euro për “sjellje anti-konkurruese dhe reklama të paqarta”.

Rregullat për platformën e reklamave në “Google” nuk janë transparente dhe janë të vështira për t’u kuptuar, thanë të premten autoritetet franceze.

Gjoba vjen në kohën kur Franca dhe vendet e tjera evropiane kanë rritur kontrollet ndaj kompanive amerikane të teknologjisë, të tilla si “Google”, “Facebook”, “Apple” dhe “Amazon”, të cilat shpesh kritikohen për pagesë relativisht të ulët të taksave.

Në muajin shtator, gjiganti i kërkimeve në internet, “Google”, është pajtuar t’iu paguajë autoriteteve franceze gati një miliard euro, për një mashtrim fiskal që ka nisur katër vjet më parë.

Isabelle de Silva, udhëheqëse e Autoritetit francez të Konkurrencës, ka deklaruar se dominimi i “Google” në reklamat online është i jashtëzakonshëm.

Sipas saj, kompania amerikane kontrollon 90 për qind të tregut në këtë fushë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“BP Home Investment” pas shumë projekteve të suksesshme përuroi fabrikën…