Franca kërkon vendosjen e çmimit minimal për fluturimet në Evropë

31 gusht 2023 | 13:57

Ministri francez i Transportit ka bërë thirrje për vendosjen e një çmimi minimal për fluturimet në Evropë, me synim që të luftohen ndryshimet klimatike.

Ministri i Transportit, ClementBeaune, tha në një intervistë për revistën javore L’Obs se ai do të dorëzojë këtë propozim te homologët e tij të Bashkimit Evropian në ditët në vijim.“Biletat e avionit prej 10 eurosh nuk mund të ketë kur ne jemi në mes të trazicionit ekologjik. Kjo nuk është e mundur”, tha Beaune.

“Këto çmime nuk reflektojnë çmimin për planetin tonë”, shtoi ai.

Linjat ajrore që operojnë me kosto të ulët kanë vërshuar industrinë e fluturimeve në Evropë, pasi ato ofrojnë tarifa të lira për disa destinaicone, me Ryanair që është bërë kompania më e madhe e transportit ajror në rajon.

Por, tarifat e ulëta ndonjëherë nuk mbulojnë as kostot dhe emetimet e gazrave serrë nga avionët e pasagjerëve janë më të mëdha sesa gjatë udhëtimeve me tren.“Unë hapur bëjë thirrje për vendosjen e taksave për aktivitetet që shkaktojnë ndotje, në mënyrë që të mund të investojmë në tranzicionin ekologjik”, tha Beaune, duke shtuar se Qeveria franceze planifikon të rrisë taksat për fluturimet që nisen nga Franca. Po ashtu, sipas tij, ekzekutivi francez do të financojë investimet në transportin hekurudhor.

Rritja e taksave për kompanitë që menaxhojnë autostradat në Francë dhe për biletat e linjave ajrore ka të ngjarë që të përfshihen në buxhetin e vitit 2024, që do të bëhet publik në fund të shtatorit.

Linjat ajrore me kosto të ulët po ashtu kanë qenë burim polemikash në Francë për shkak të praktikave të punës dhe pagave që u ofrojnë punëtorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka dekoruar me Kordonin…