Franca mbyll shkollat, temperaturat shkojnë në 40 gradë

26 qershor 2019 | 16:45

Franca ka nisur të mbyllë dhjetëra shkolla, për shkak të valës së paralajmëruar të të nxehtit, që pritet t`i çoje të enjten temperaturat në disa rajone, në mbi 40C.

Gati 50 shkolla në “Essonne”, në jug të Parisit, u mbyllën për shkak se nuk kishin mjaftueshëm ajër të kondicionuar. Nesër, sipas mediave vendase, do të mbyllen edhe shkollat në “Val-de-Marne” dhe “Seine-et-Marne” në afërsi të kryeqytetit francez.

Gjermania dhe Italia janë ende nën 40 gradë, por për Spanjën parashikimet duken më të zymta.
Termometri pritet të shënojë 45 grade celsius. Ky front i nxehtë, i pazakontë për një periudhë të tillë të vitit, ka ardhur nga Saharaja.

Vapa po pushton ngadalë dhe Zvicrën, megjithatë atje shkollat nuk do të mbyllen sepse prindërit që punojnë nuk kujdesen dot gjatë ditës për fëmijët e tyre.

Zyrtarët francezë vendosën që duke nisur nga e mërkura, në Paris dhe në Lyon të lejohet vetëm qarkullimi i automjeteve që ndotin më pak. Kryeqyteti i Francës është veçanërisht i prirur ndaj smogut, kur moti është i nxehtë. Drejtuesve te automjeteve atje u janë ofruar vende parkimi falas, për ti inkurajuar të përdorin transportin publik në vend të makinave të tyre.

Thuajse e gjithë Franca është tani në alarm portokalli, i dyti më i lartë pas atij të kuq, ndërsa autoritetet lokale po marrin masa që kjo situatë të përballohet me sa më pak pasoja negative që të jetë e mundur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme ku do të…