Franca mposhti Marokun, i bashkohet në finale Argjentinës

14 dhjetor 2022 | 21:55

Franca është kualifikuar në finale të Kupës së Botës, pasi në gjysmëfinale e mposhti Marokun me rezultat 2-0.

Franca të dielën do të sfidojë Argjentinën në super duelin që pritet të dhurojë emocione. Do të jetë një përballje mes Kylian Mbappe dhe Lionel Messi, pasi sulmuesi francez fillimisht ka mposhtur shokun e ekipit Hakimi.

Franca fitoi në shifrat 2-0, edhe pse në fakt në lojë nuk është se ishte aq protagonist. “Gjelat” e nisën me gol që në minutën e 5-të. Pas një rrëmuje në zonën e Marokut, Theo Hernandez përfiton brenda zonës duke shënuar me një prekje të lehtë me të majtën.

Maroku reagon mjaft mirë duke luajtur mjaft mirë, duke krijuar shanse pafund në portën e Lloris, por fati nuk do të ishte në anën e tyre. Në pjesën e dytë, marokenët do të ishin më të lodhur, ndërkohë që Franca do të përfitonte për të vulosur shifrat.

Kampionët në fuqi realizojnë pas një aksioni fantastik në minutën e 79-të, me Kolo Muani që e kishte lojë fëmijësh dërgimin e topit në rrjetë. Minutat e fundit ishin sa për statistika, pasi Maroku nuk gjeti dot golin e nderit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gjykimin ndaj Afet dhe Agron Dalloshi, të akuzuar se…