Franca pa Griezmannin në miqësoret e marsit

20 mars 2024 | 12:47

Kombëtarja e Francës do të duhet t’i bëjë llogaritë pa Antoine Griezmann në dy miqësoret e këtij muaji. Griezmanni ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës dhe, sipas RMC Sport, nuk do të jetë i gatshëm për Deshamps.

Mungesa e sulmuesit të Atleticos do të thotë se pas 84 ndeshjesh kombëtarja franceze do të luajë pa të.

Hera e fundit që Griezmanni humbi një ndeshje me Francën ishte në qershor 2017, kur ai nuk u aktivizua, edhe pse ishte në stol, në fitoren 3-2 të ekipit të tij ndaj Anglisë. Trajneri i Francës, Deschamps, ka grumbulluar Guendouzin e Lazios pas largimit nga grumbullimi të Greizmannit. Francën e presin dy miqësore gjatë këtij muaji, me kombëtare si Gjermania dhe Kili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa…