Franca parandalon një sulm terrorist, që ishte planifikuar të ndodhte për festat e fundvitit

08 dhjetor 2021 | 23:54

Dy burra të moshës 23-vjeçare janë akuzuar për terrorizëm sot në Francë. Pas arrestimit të tyre, u zbulua se kishin planifikuar të kryenin sulme me thika në hapësira publike, gjatë kohës së festave të fundvitit.

Shërbimi inteligjent në Francë i kishte arrestuar të dy personat në fund të muajit nëntor në dy zona të ndryshme në periferi të Parisit. Shërbimi inteligjent pranoi informata për planifikim të sulmeve të mundshme, tha një burim i afërt me rastin, raporton agjencia e lajmeve franceze AFP.

Plani i dy të arrestuarve ishte të sulmonin njerëz në qendra tregtare, por edhe në rrugë, përcjell “Klankosova.tv”.

Burimi i informuar për rastin tha se dy burrat madje diskutuan se ku do të duhej të “vdisnin si martirë”, duke shtuar se plani ishte i inspiruar nga xhihadistët. Dyshja, sipas burimit, u njoh në rrjetet sociale e më pas u takuan edhe fizikisht.

Në Francë, ndodhën shumë sulme terroriste që nga viti 2015, ku qindra njerëz vdiqën e vendi u detyrua të rrisë nivelin e sigurisë në më të lartin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar ish-kandidatin…