Franca shënon temperaturën më të lartë në historinë e saj

28 qershor 2019 | 15:54

Franca ka shënuar temperaturën më të lartë në histori, 44.3 gradë celsius, derisa e gjithë Evropa është përfshirë nga një valë e të nxehtit.

Rekordi në Francë është regjistruar të premten në qytetin jugor Carpentras.

Rekordi i mëparshëm në këtë vend ka qenë 44.1 gradë celsius, në vitin 2003, kur edhe kanë vdekur mijëra njerëz.

Shërbimi i motit i Francës ka lëshuar alarmin e kuq për katër zona.

Të gjitha ato janë në jug, ndërsa shumica e vendit mbetet nën alarmin portokalli, që është niveli i dytë më i lartë.

Shërbimi i Motit ka theksuar se rekordi i ri, i matur në 13:48 sipas kohës lokale, mbetet i përkohshëm, pasi temperaturat mund të rriten ende.

Të nxehtë ekstrem janë duke përjetuar edhe pjesë të tjera të kontinentit evropian.

Gjermania, Franca, Polonia dhe Republika Çeke kanë regjistruar rekord temperaturash në qershor. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lis është këputur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë…