Franca hoqi sot shumë ndalesa, por nga dy qershori ua heq drynin shumë veprimtarive

28 maj 2020 | 19:34

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, ka thënë të enjten se vendi po bën përparim në luftën ndaj përhapjes së koronavirusit. Ai ka njoftuar për lehtësimin e mëtejmë të masave.

Philippe ka thënë të enjten pasdite se plazhet do të rihapen më 2 qershor. Është hequr edhe ndalesa për të udhëtuar më larg se 100 kilometra nga shtëpia. Edhe ky vendim hyn në fuqi më 2 qershor.

Në të njëjtën datë rihapen edhe kafenetë, baret dhe restorantet në gjithë Francën. Klientët duhet të qëndrojnë një metër larg njëri-tjetrit, ndërsa në zonat me rrezikshmëri më të lartë vetëm arenat e jashtme të lokaleve do të lejohen të punojnë.

Parqet dhe kopshtet publike në Paris, që deri më tani kanë qenë të njohura si “zona të kuqe” të COVID-19, po ashtu do të hapen prej të martës.

Ndërkohë ngjarjet e mëdha sportive mbesin të pezulluara deri më 21 qershor. Kampionati i futbollit në Francë tashmë është anuluar.

Është vendosur që të përshpejtohet plani për rihapje të shkollave të mesme, ndërkohë që shkollat fillore janë hapur në shumicën e vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian…