Frankfurti përmbysi Arsenalin në Angli

28 nëntor 2019 | 23:14

Eintracht Frankfurtin e ka mposhtur 2-1 Arsenalin në ‘Emirates Stadium’. Kriza e Arsenalit me Unai Emery në stol vazhdon.

“Topçinjtë” janë mposhtur në shtëpi 1-2 nga skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt. Mysafirët fituan me përmbysje, pasi ishin duke humbur 1-0. Të parët në epërsi kaluan vendasit. Pierre-Emerick Aubameyang realizoi për 1-0 në minutën e 45-të.

Disa minuta më vonë, në atë të 55-të, Daichi Kamada shënoi një gol të bukur për rezultatin 1-1. I njëjti lojtar, në minutën e 64-të, shënoi për 2-1 dhe golin e fitores. Pas kësaj fitore të madhe, Eintracht Frankfurt ka pushtuar pozitën e dytë në Grupin F me nëntë pikë, derisa Arsenali mbetet në pozitën e parë me 10 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Top Channel ka…