Frekuentuan lokalet e natës, mbi 200 të infektuar me Covid-19

25 maj 2020 | 09:41

Koreja e Jugut ishte një nga vendet që u vlerësua se e menaxhoi në mënyrë mjaft të mirë pandeminë në fillimet e saj, duke realizuar edhe një numër të madh testesh te qytetarët.

Shteti aziatik nisi të lirojë masat më 9 maj, por rastet filluan të rriteshin ndjeshëm, duke bërë që autoritetet të japin alarmin se situata mund të dilte jashtë kontrollit.

Autoritetet arritën të zbulojnë falë gjurmimit të rasteve se vatra ishte në Itaewon, një zonë e mbushur me lokale dhe klube nate. Një 29-vjeçar me Covid-19, i cili kishte frekuentuar disa lokale nate, e përhapi me shpejtësi virusin te dhjetëra persona të tjera, shkruan CNN.

Tashmë, autoritetet kanë bërë të ditur se mes 225 rasteve të konfirmuara, 96 mendohet të jenë infektuar në klubet e natës, ndërsa 129 të tjerë janë kontakte të ngushta të këtyre personave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miniera më e thellë e arit në botë, Mponeng, në…