Frontex-i shton rojet në kufirin greko-shqiptar

03 qershor 2018 | 12:57

Kreu i Agjencisë Evropiane për Ruajtjen e Kufijve (Frontex) ka njoftuar se jo vetëm që ekziston një korridor i ri ballkanik, të cilin ndjekin refugjatët që vijnë nga Turqia dhe pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, por edhe se numri i këtyre refugjatëve është rritur ndjeshëm muajt e fundit.

Sipas kësaj agjencie, Greqia po përballon sfida të mëdha në këtë drejtim.

Frontex-i ka njoftuar se është duke u përpjekur të mbështesë Greqinë përgjatë brigjeve të Egjeut verior, me asistencë teknike, por edhe me mjete në kufirin tokësor me Turqinë në Evro.

Muajt e fundit madje, disa shtete të Ballkanit Perëndimor, si Kroacia dhe Sllovenia, kanë protestuar duke parë numrin e madh të refugjatëve dhe emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë nëpërmjet këtij korridori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, duke kujtuar përvjetorin e sulmit…