Fshati Bresje dhe një pjesë e Fushë Kosovës mbesin pa ujë të pijshëm

22 qershor 2021 | 10:41

Fshati Bresje dhe një pjesë e Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Kjo do të ndodh për shkak të shpërthimit të një gypi të ujit që ndodhi mëngjesin e hershëm të kësaj të marte.

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “KRU” Prishtina ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e problemit.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për fshatin Bresje dhe një pjesë të Fushë Kosovës deri te rrethi i rrugës së ‘Pejës’. Arsyeja e ndërprerjes, shpërthimi i gypit të ujit me diametër fi 200 mm në mesnatë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes, menjëherë pas dëmtimit të gypit dhe po merren me sanim. Furnizimi me ujë rikthehet menjëherë pas sanimit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KRU “Gjakova” ka apeluar tek qytetarët që të racionalizohet shpenzimi…