Fshati i vogël që po përgatitet të bëhet qendra e re e BE-së

10 prill 2019 | 14:17

Një zhvendosje në zemër të Evropës pritet të ndodhë. Zhvendosje kjo që nuk është politike, por gjeografike.  Që prej përfshirjes së Kroacisë në BE në vitin 2013, qendra e BE-së ka qenë një qytet i vogël në Bavari, i quajtur Westerngrund. Por gjithçka mund të ndryshojë me daljen e Britanisë së Madhe.

Qendra e re e BE-së pritet të zhvendoset nga Westerngrund në Gadheim

Udhëtimi nga Westerngrund për në lokacionin tjetër bavarez Gadheim  zgjat rreth një orë.

Qendra gjeografike e BE-së përcaktohet nga Instituti Gjeografik Francez (IGN). Megjithëse ka ndryshuar disa herë pas zgjerimeve të herëpashershme, qendra e BE ka mbetur në Gjermani që prej zgjerimit me 10 vende të reja në vitin 2004.

Në Gadheim gjithçka është gati. Një shtizë pret të valëvisë flamurin e BE, në atë që do të jetë qendra e re gjeografike e Bashkimit Evropian.

Zyrtarët lokalë presin që fshati të vizitohet nga më shumë turistë, çka lumturon më tepër rezidentët. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Zelandës së Re ka votuar për të ndaluar…