Fshati Muçiverc së shpejti bëhet me rrjet të mbeturinave

14 korrik 2020 | 14:42

Komuna e Kamenicës, përkatësisht udhëheqësi i sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit, Hysen Jerliu, së bashku me menaxheren e njësisë së “Ecohigjienës”, Shejnaze Masurica, kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e fshatit Muçiverc për të diskutuar në lidhje me shtrirjen e rrjetit për mbeturina në këtë fshat.

Gjatë shtrirjes së rrjetit të mbeturinave do të dhurohen gjithashtu edhe kontejnerë familjar 120 litra.

Ndërsa kryetari i komunës së Kamenicë, Qëndron Kastrati, ka thënë se shtrirjen e rrjetit për mbeturina janë duke e vazhduar edhe në fshatin Muçiverc. “Shtrimin e rrjetit për menaxhim të mbeturinave po e vazhdojmë edhe në Muçiverc. Për banorët e këtij fshati që nuk kanë pasur kontejnerë familjarë, tani po ua dhurojmë ato falas me kapacitet prej 120l sosh. Hysen Jerliu nga Drejtoria për Shërbime Publike, ka takuar përfaqësuesit e këtij fshati bashkë me ‘Ecohigjienën’, ku edhe u janë sqaruar të gjitha procedurat”, ka thënë Kastrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëzetë e dy (22) qytetarë të komunës së Skenderajt kanë…