Fshati Ruhot i Pejës që katër ditë ka mbetur pa energji elektrike

06 shkurt 2023 | 22:36

Banorët e fshatit Ruhot të Pejës kanë mbetur pa energji elektrike që katër ditë, si pasojë e erërave që ndodhën ditët e fundit në komunën e Istogut dhe me rrethinë, ku për pasojë janë rrëzuar disa shtylla elektrike.

Banorët e këtij fshati nuk kanë marrë asnjë përgjigje të prerë nga KEDS-i se kur do t’u lëshohet energjia elektrike.

Disa nga banorët e këtij fshati kanë thënë për gazetën “Epoka e re”  se të vetmen gjë që dinë është se janë duke u riparuar disa shtylla elektrike.

“Që katër ditë jemi pa energji elektrike. Nuk e dimë se çfarë po ndodh, veç po thonë janë duke riparuar. Kjo është e patolerueshme me mbet një fshat pa energji elektrike”, ka thënë një banor i këtij fshati.

KEDS-i një ditë më parë ka theksuar se si pasojë e erërave të forta janë dëmtuar përçues elektrikë dhe shtylla elektrike, por që ekipet janë duke punuar në terren.

Gazeta ka mësuar nga burime brenda KEDS-it se banorëve të fshatit Ruhot do t’u kthehet energjia elektrike të martën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një letre drejtuar Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan,…